Sulmuesi i dhënë në formë huazimi te Kastrioti, braziliani Kaina Nunjes, pritet që sezonin e ardhshëm të jetë sërish te Vllaznia.
Edhe pse kontrata e tij mbetet të rishikohet, drejtuesit e klubit kanë menduar që t’i japin një mundësi sulmuesit 24-vjeçar për të qenë protagonist te Vllaznia.
Ai u bashkua këtë edicion me shkodranët, por u huazua në janar te Kastrioti për shkak të hapësirave të pakta, edhe pse e nisi kampionatin me gol ndaj Laçit.
Gjashtë golat e tij me krutanët kanë bindur drejtuesit për t’i dhënë një mundësi brazilianit për të treguar aftësitë e tij edhe një herë pranë ekipit, por kjo do të qartësohet më mirë pas përfundimit të sezonit.
Presidenti Xhaferi ka paralajmëruar lëvizje të rëndësishme në merkato.
Arena e Lajmit

Loading…