Jemi në fund të muajit Qershor, skuadrat tona po bëhen gati për të nisur përfaqësimin në kompetiiconet Evropiane, me Egnatian, Partizanin, Dinamon dhe Vllazninë, që do të synojnë që të ecin sa më gjatë në këtë rrugëtim këtë sezon.
Por nëse deri këtu nuk ka asgjë jashtë normales, ajo që me të vërtetë çudit në këto ditë të nxehta vere, është se 40% e skuadrave tona në kategorinë superiore janë ende pa trajner. Ky është edhe titulli kryesor i të përditshmes më të madhe sportive në vend “Panorama Sport”. Kështu Tirana, Flamurtari, Teuta dhe Bylis janë ende në ankand duke pritur të përzgjedhin emrin e duhur për ta emëruar në krye.

Te Tirana prej disa ditësh janë pa trajner. Largimi i Bledi Shkëmbit ka lënë një boshllëk të madh në ekip pak ditë para se të nisë faza përgatitore. Emrat e përfolur për të drejtuar Tiranën janë disa. Duke filluar nga Shpëtim Duro e deri te Qatip Osmani. Një listë e gjatë kandidatësh, por që ende nuk ka prodhuar një emër konkret. Me shumë mundësi, java që vjen do të jetë vendimtare për stolin e Tiranës. Trajneri duhet të emërohet sa më shpejt, pasi nuk ka kohë nëse dëshiron që të ketë një skuadër gati.
Në Vlorë gjithashtu janë në kërkim të një trajneri. Nga burime pranë drejtuesve të klubit vlonjat, “Panorama Sport” ka mësuar se për të marrë drejtimin e Flamurtarit është kontaktuar edhe ish-trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, i cili u largua nga Shkodra në përfundim të sezonit të fundit. 50-vjeçari gjerman është trajner i lirë, por bisedat me vlonjatët për momentin kanë ngecur në aspektin financiar.
Mësohet se kërkesat e ish-trajnerit të Vllaznisë janë të larta për momentin, por ende nuk është shkuar te fjala e fundit.
Tek Teuta gjithashtu janë në pritje të zhvillimeve. Në Durrës pas largimit pas më shumë dy dekadash të presindetit Hasanbelliu, priten zyrtarizimet sa I takomn drejtuesëve të rinj të klubit e më pas edhe të trajnerit.
Në të njëjtën situate janë edhe ballshiotët e Bylis. 4 klube nga 10 janë pa trajnerë. Këmbanat e alarmit kanë rënë. Nëse nuk veprohet shpejtë, më pas mund të jetë tepër vonë për të ndërtuar një ekip kompetitiv për sezonin e ri, që do të trokas së shpejti.