Përplasja te “Farie Hoti”/ KAS vendos të ndalojë Asllan Dogjanin nga ambienti i rinumërimit, kërkon ndërhyrjen e policisë për largimin e tij

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), në një vendim të ndërmjetëm të marrë sot në orën 12:55, ka kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit për të larguar deputetin e PD, Asllan Dogjani nga ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave.

Sipas KAS-it, Dogjani ka shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat e vëzhgimit, duke intimiduar numëruesit, si dhe duke kërcënuar dhe ofenduar anëtarët e komisionit, sipas dokumentit.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të respektuar rregullat dhe për të ruajtur qetësinë, sjellja e tij është konsideruar e papranueshme.

Për këtë arsye, KAS vendosi që Dogjani të ndalohet nga qëndrimi në ambientet e procesit të numërimit dhe i kërkoi Policisë të marrë masa për ta larguar dhe për të mos lejuar më rikthimin e tij.

Më herët një përplasje e fortë ka ndodhur mes kandidatit të PD Asllan Dogjani dhe anëtarit të KAS Ilir Rrusmajli gjatë procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Dogjani pretendoi se një fletë votimit ishte shpallur gabimisht e pavlefshme, votë që ishte për të.
KAS pretendoi se vota nuk ishte vendosur brenda kutisë së votimit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×