SocialeShqipëria vijon të jetë një histori suksesi në rajon dhe në Evropë sa i përket ndërlidhjes ajrore, falë rritjes së vazhdueshme jo vetëm të numrit të pasagjerëve, por edhe konektivitetit. Të dhënat nga raporti i vitit 2025 të ACI (Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve) “Rankimi i Shteteve Evropiane bazuar në ndryshimin e lidhjeve ajrore” për vitin 2025, në krahasim me vitin 2019 dhe 2024, tregojnë zhvillime të rëndësishme në ndërlidhjen ajrore, ku Shqipëria shfaqet mes performuesve më të mirë.
Për shtetet jo – BE, ndryshimi i Shqipërisë krahasimisht me vitin 2019, kohë në të cilën vendi u përball me pandeminë Covid-19 është rritur me +56% duke u rankuar në vendin e dytë për këtë tregues pas Uzbekistanit i cili ka një rritje me +73%.
Për këtë tregues Shqipëria lë pas edhe fqinjët e saj ballkanikë, të cilët gjithashtu paraqesin një rritje nga pandemia duke u renditur Bosnje e Hercegovinga (+40%); Maqedonia e Veriut (+17%), Serbia (+8), Kosova (+1) ndërsa Mali i Zi ka vlerë negative me (-6%).
Kjo përforcon trendin pozitiv të rritjes së linjave ajrore dhe tërheqjes së operatorëve të huaj, të mbështetur nga rritja e turizmit dhe zhvillimi i infrastrukturës aeroportuale.
Ndërkohë, Shqipëria mban vendin e parë në të gjithë Europën, përfshirë dhe për vendet jo – BE për rritjen e ndërlidhjes ajrore direkte krahasuar me vitin parapandemik 2019, duke pasur një rritje prej +191%.
Ky rezultat e bën Shqipërinë lider në të gjithë Evropën për rritjen e ndërlidhjes ajrore në periudhën post-pandemike, duke reflektuar zhvillimet infrastrukturore si hapjen e linjave të reja ajrore low cost, interesin në rritje të operatorëve të huaj ajrorë për të operuar në tregun shqiptar, ashtu edhe investimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, të ndërmarra nga Grupi Kastrati, që pas marrjes së koncesionit në fund të vitit 2019.
Pas Shqipërisë, rritjen më të mirë ndër vendet e Ballkanit e ka Kosova me (+97%) e ndjekur nga Bosnje dhe Hervegovina (+52%); Maqedonia e Veriut (+33%); Serbia (+31%); dhe Mali Zi (4%).
Ky trend sugjeron se Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë një nyje rajonale ajrore, veçanërisht në segmentin e destinacioneve turistike mesdhetare. /ekofin.al