Ambasada Amerikane në Tiranë, me anë të një njoftimi, ka shpërndarë mesazhin e Departamentit Amerikan të Shtetit, teksa u bën thirrje qytetarëve amerikanë të kenë kujdes.
Paralajmërimi vjen për shkak të protestave që mund të bëhen në vende të caktuara, ndaj paralajmërohen që të shmangen sa më shumë udhëtimet në Lindjen e Mesme.
Njoftimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:
Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar.
Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim në: travel.state.gov/destination.
()