Gazment Bardhi është kundër nenit “Basha” në Partinë Demokratike, që kryetari që humb në zgjedhje, duhet të largohet. Në studion e Log. në News24, Bardhi tha se largimi nga udhëheqja e partisë është akt vullneti.
Sipas Bardhit, nuk mund të ketë 1500 delegatë që kanë votuar statutin që të mbivendosim vullnetin e 40 mijë anëtarëve të PD, nuk mund t’i thuhet kryetari ik, kur ai dëshiron të votëbesohet, sepse e duan shumica e anëtarëve.
Gazment Bardhi: “Në çdo studio diskutohet a duhet të iki Berisha apo jo? Si mund të diskutohet kjo, ku në vitin 2025 u diskutua që u mbajtën zgjedhje, por në të vërtetë nuk kishte zgjedhje. Së pari duhet të flasim për interes të madh publik, pastaj për një grupim të caktuar, siç është PD në këtë rast. Patjetër që PD do të bëjë analizën e vet, por së pari kemi farsën zgjedhore për të dokumentuar.
Nuk kam qenë kurrë për zgjidhje mekanike, të tipit që gjëja përmirësohet po iku Gazment Bardhi, duke bërë përgjegjës vetëm një individ. Nuk do ta votoja nenin ‘Basha’, sepse është antidemokratik, ku i thua kryetarit ik nëse ke humbur zgjedhjet.
Së pari, dorëheqja është akt vullneti, pastaj përgjegjësia është vullnet i shumicës së anëtarëve. Nuk mund të ketë 1500 delegatë që kanë votuar statutin që të mbivendosim vullnetin e 40 mijë anëtarëve të PD. Nuk mund t’i thuhet kryetari ik, kur ai dëshiron të votëbesohet, sepse më duan shumica e anëtarëve. Çdo individ ka të drejtën për t’u zgjedhur. “
()