Parashikimi i motit për sot, 24 qershor 2025

Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 36 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qytetin e Gjirokastrës dhe Kuçovës.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi Verior, kjo do të bëjë që deti të jetë pa dallgë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×