Një ngjarje me armë zjarri ka ndodhur gjatë ditës së sotme në zonën e Institutit në kryeqytet, pas një konflikti mes disa personave për motive të dobëta.
Sipas informacioneve paraprake, një prej të përfshirëve ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar si pasojë e të shtënave.
Policia ka reaguar menjëherë, duke vënë në pranga një nga personat e përfshirë në konflikt. Në vendin e ngjarjes po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.