Sopranoja e njohur Ermonela Jaho, e ftuar në „Log.” ka treguar se ka ëndërruar të jetë këngëtare që në moshën 14-vjeç, kur pa për herë të parë në Tiranë operën „Traviata” në Teatrin e Operas dhe Baletit.
„I kam thënë vëllait tim të madh që unë do bëhem soprano. Nuk do të vdes pa e kënduar njëherë këtë opera”.
E pyetur nga moderatori i „Log.” Endri Xhafo nëse 14-vjeç është pak vonë për të vendosur të jesh një këngëtare operistike, Jaho tha se nuk ishte vonë për të.
Ajo tha se anën familjare ka vendosur ta lërë private. Sopranoja e njohur pohoi se e ëma nuk e pa asnjëherë në skenë duke kënduar dhe do dëshironte ta shihte të këndonte “Madame Buterfly”.
“Unë jam një pjesë e nënës time, ajo energjia e fortë, kam një pjesë të saj me veten time”, u shpreh Ermonela Jaho.
()