Rotacion dhe 3 pikë, Chelsea feston përballë Esperece Tuins, Marseca: Paraqitje pozitive, por nuk ishte e lehtë (VIDEO)

Chelsea-t i duhej një fitore përballë Esperence Tuins për të siguruar një biletë për në fazën e 1/8 në Botërorin e Klubeve. Londinezët kaluan pa shumë probleme modestët nga Tunizia, dolën me 3 pikë pas fitores 3-0 duke e mbyllur Grupin D në kuotën e 6 pikëve në vendin e dytë, 1 pikë më pas se Flamengo kryesuese. Në fund, blutë kanë një arsye më shumë për të festuar pasi shmangin Bayern Munich, në fazën e 1/8 do të përballen me Benfikën.

Ekipi i Marseca-s hasi pak vështirësi për të gjetur rrugën e rrjetës, kundër një ekipi që u mbrojt me shumë lojtarë, por në fundin e pjesës së parë gjetën dy herë rrugën e rrjetës brenda 2 minutash. Chelsea e ktheu në seancë stërvitore pjesën e mbetur të këtij takimi, por në shtesë, në minutën e 96-të gjetën edhe golin e tretë.

Trajneri Ezno Marseca u shfaq i kënaqur me këtë fitore pasi kishte bërë një rotacion të plotë, me 8 ndryshime në raport me sfidën e fundit kundër Flamengo-s: “Paraqitja për mua ishte e mirë. Nuk ishte e lehtë, derisa gjetëm golin e parë, ishte e vështirë të thyeje linjën e tyre të mbrojtjes. U treguam të qetë deri në momentin që shënuam golin e parë, më pas ishte e lehtë për ne”, u shpreh Marseca pas ndeshjes. Me 7 pikë në 3 ndeshje, Flamengo u kualifikua si e para në Grupin D. Ekipit brazilian i mjaftoi një pikë pas barazimit 1-1 përballë Los Angelos.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×