Një fëmijë rreth 4 vjeç është gjetur sot nga Policia e Elbasanit në qendër të qytetit, i pashoqëruar nga të afërm.
Menjëherë pas identifikimit, Policia kërkoi ndihmën e mediave për të njoftuar prindërit e të miturit, i cili deklaroi se prindërit e tij quhen Flamur dhe Vera.
Sakaq, fëmija u rikthye shëndoshë e mirë pranë familjes.