Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, në fshatin Ngjeqar ku një 31-vjeçare është vetëvarur në banesë.
Si pasojë, ka humbur jetën në spital.
Një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar rrethanat e rastit.
Njoftim i Policisë:
Gjatë natës, dyshohet se është vetëvarur në banesën e saj, në fshatin Ngjeqar, shtetasja E. A., 31 vjeçe, e cila si pasojë, ka humbur jetën në spital. Një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar rrethanat e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
()