Ledri Vula: Do bashkëpunoja me Gjestin, por jo me Jozin

I ftuar në emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun, reperi Ledri Vula ka komentuar për disa prej emrave të skenës muzikore shqiptare. Ai vlerësoi reperin Gjestin për stilin dhe energjinë që sjell në muzikë, duke lënë të hapur mundësinë për një bashkëpunim.

“Kisha pasur dëshirë të shkoja në studio me të, vetëm të shoh si energji,” tha Ledri.

Ndërsa, i pyetur për një bashkëpunim me Jozin, ai u përgjigj prerë: “Me Jozin, jo.” Kjo deklaratë shkurt e qartë ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×