“Ligji është bibla jonë, qytetarët janë thesari ynë”, Drejtori i Policisë së Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në SEPCA, domosdoshmëri për sigurinë rajonale

Nga qyteti i Beratit, Policia e Shtetit, në cilësinë e Presidentes së SEPCA-s për vitin 2025, drejtoi punimet e Asamblesë Rajonale të Drejtuesve të Policive të Europës Juglindore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Ilir Proda, në cilësinë e Presidentit të SEPCA-s, në fjalën përmbyllëse deklaroi se edhe edhe Kosova duhet të jetë pjesë e SEPCA-s:

“Asnjë justifikim dhe asnjë barrierë nuk duhet të pengojë bashkëpunimin në luftën kundër krimeve globale. Kemi një mision fisnik dhe të vështirë, por jo të pamundur: të luftojmë krimin dhe të garantojmë rend e siguri për qytetarët tanë.”

“Bashkëpunimi i hapur dhe i sinqertë ndërmjet policive dhe agjencive ligjzbatuese është mesazhi më i fortë kundër krimit. Përderisa krimi nuk njeh kufij apo ngjyrë, as ne nuk duhet të veprojmë me emocione apo ngjyrime. Ligji është bibla jonë. Qytetarët janë thesari ynë!”

“Le ta thellojmë bashkëpunimin për sundimin e ligjit dhe për të mirën e qytetarëve të vendeve tona! SEPCA-s i mungon një anëtare e domosdoshme — Policia e Kosovës. Shpresoj që, me mirëkuptimin dhe mbështetjen e të gjithë pjesëmarrësve, ajo të bëhet sa më shpejt anëtare e plotë dhe jo vetëm në statusin e ftuarit.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×