Ka humbur 5 kg, mister me Mbappe, Alonso e lë në “shtëpi”

Xabi Alonso ka hasur jo pak vështirësi në këtë fillim aventure të tij në krye të Real Madrid, kjo edhe për një arsye të fortë, tekniku spanjoll nuk ka pasur në dispozicion “Këpucën e Artë” evropiane, Kylian Mbappe. Në fakt, ajo që po ndodh me sulmuesin francez është një mister i madh. Mbappe nuk ka qenë në kushte të mira fizike, kjo pasi vuante nga një shqetësim akut me stomakun, madje u shtrua edhe në spital për të marrë mjekimin e duhur.

Mbappe humbi afro 5 kg duke shfaqur qartë lodhje dhe një gjendje aspak të mirë. Pavarësisht këtij fakti, Mbappe u rikthye të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit ditën e mërkurë. Në mënyrë të papritur, “bomberi” francez nuk është përfshirë me ekipin për sfidën e radhës, atë kundër Salzburg, Mbappe madje nuk ka udhëtuar fare me ekipin drejt Filadelfias duke humbur në këtë mënyrë edhe ndeshjen e tretë në fazën e grupeve.

Ky mund të jetë edhe një vendim i trajnerit Alonso dhe pjesës tjetër të stafit të ekipit, në mënyrë që të kursejnë lojtarin, ta kenë në dispozicion për takimin e fazës së 1/8, ku mund të përballen me një ndërmjet Juventus ose Man.City. Realit i duhet vetëm një pikë në takimin kundër Salzburg për të siguruar një biletë për në fazën e 1/8 në Botërorin e Klubeve.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×