Parashikimi i motit për sot, 27 qershor 2025

Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.

Pas-mesditës dhe në vijim, priten vranësira nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara do të jenë në skajet verilindor dhe juglindor, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga nga 16°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 39°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×