“Irani nuk tregoi asgjë nga ajo që propagandon si fuqi”, Bledi Dika: Situata gjeopolitike do të mbetet përherë e ndezur

Politologu Bledi Dika, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, të moderuar nga Megi Latifi, në lidhje me konfliktin Izrael-Iran dhe me përfshirjen e SHBA-së, u shpreh se Izraeli tregoi dominimin në luftën ajrore, ndërsa propaganda e Iranit duket se mbeti thjesht e tillë.

Ndërsa sa i takon për atë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt, Dika pohoi se situata gjeopolitike do të mbetet përherë e ndezur, përtej retorikës së palëve.

Bledi Dika: “Izraeli kishte një dominancë në luftën ajrore. Irani posedonte disa MIG të vjetër rusë, me të cilët nuk i përballonte dot sulmet ajrore izraelite. Irani nuk është prodhues armatimesh të avancuara, nuk mund të bëhet dominues, siç është Kina. Irani është furnizuar nga të tjerët me avionë, por u pa tërësisht se ishte i dobët krahasuar me Izraelin. Avionët izraelitë bënë shëtitje në qiellin iranian. Dhe kjo për një shtet me 92 milionë banorë dhe katër herë me sipërfaqe më e madhe se Franca, është e prapanueshme me atë çfarë vetë Irani propagandon.

Nga ana tjetër, Trump është shquar që ka një retorikë të fortë, nganjëherë edhe bombastike. Tani ai kërkon një mision inspektimi për gjendjen e faciliteteve bërthamore të Iranit. Nga njëra anë Trump thotë se ka shkatërruar potencialin bërthëmor iranian, nga ana tjetër kërkon një lloj vërtetimi. Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim. Do të ketë informacione më të detajuara. Situata gjeopolitike do të mbetet përherë e ndezur, përtej retorikës së palëve.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×