Adriatik Lapaj ka nisur turin e tij të falënderimeve pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, duke zgjedhur Kuçovën si pikën e parë të ndalesës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapaj vlerësoi punën dhe përkushtimin e ekipeve në terren që e renditën Nismën Shqipëria Bëhet, si forcën e tretë politike në vend.
“Nga Kuçova nisa të takoj ekipet tona që me dinjitet na renditën forcë të tretë në vend. Do vijmë kudo! Më shkruani në inbox nga çdo cep i Shqipërisë! Do vij t’ju takoj kudo,” shkruan Lapaj.
Turi i falënderimeve pritet të shtrihet në të gjitha qarqet e vendit.