Një incident është regjistruar këtë të shtunë në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush, ku një i ri nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar mjetin që drejtonte.
Sipas informacioneve paraprake, efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke qëlluar në drejtim të automjetit.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e incidentit. Menjëherë pas ngjarjes, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në përshkallëzimin e situatës.
Policia ka arritur të neutralizojë dhe ndalojë të riun, i cili është shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarime mbi ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me ndonjë veprim të paligjshëm dhe për të verifikuar të kaluarën e drejtuesit të mjetit.