Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Metropolitit të Kishës Autoqefale të Gjirokastrës, Imzot Dhimitri.
Në një postim në Facebook, Shehu e cilëson këtë një humbje të madhe, jo vetëm për komunitetin ortodoks, por për të gjithë Qarkun e Gjirokastrës dhe Kishën Ortodokse në tërësi.
“Shembull i përkushtimit dhe i vlerave shpirtërore. Ngushëllimet më të sinqerta komunitetit ortodoks, Kishës dhe banorëve të këtij Qarku, për të cilin ai u përpoq kaq shumë. Ta kujtojmë përherë!” – shkruan Shehu.
Imzot Dhimitri kishte një rol të spikatur në jetën fetare dhe shoqërore të jugut të vendit, duke u kujdesur për forcimin e vlerave të bashkëjetesës dhe respektit ndërfetar.