Vlorë/ Kthyen hapësirën publike në parkim me pagesë, procedohen penalisht një qytetar dhe drejtori i Policisë Bashkiake

Policia e Vlorës ka ndërhyrë për të liruar një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme në zonën e ish-“Shkollës së Marinës”, në lagjen “10 Korriku”, e cila ishte kthyer në parkim privat me trarë dhe tabela, kundrejt pagesës.

Si rezultat i kontrolleve në terren, u procedua penalisht shtetasi R. F. (M.), 44 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjithashtu, u procedua edhe drejtori i Policisë Bashkiake, E. I., 30 vjeç, nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi dyshohet se ka lejuar vijimin e këtij aktiviteti të paligjshëm pa marrë masa.

Hapësira u lirua me ndërhyrjen e karrotrecëve, ndërsa automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme u larguan. Procedurat janë ndjekur nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×