Jamarbër Malltezi ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës për “Partizanin” . ku gjyqi u shty për datën 21 korrik.
Malltezi u shpreh se janë shkelur procedurat, pasi kreu i PD Sali Berisha nuk u njoftua për seancën të paktën 10 ditë më parë se ajo të mbahej, siç parashikohet në Kodin e Procedurës Penale, por thirrja për të ka ardhur vetëm ditën e premte.
“Sot ka nisur farsa, ne do të vijojmë. Do të përballemi.
Njoftimi për zotin Berisha ka ardhur të premten, sipas Kodit të Procedurës duhet të vijë 10 ditë më parë. Policia ka gënjyer, e ka pasur 2 javë në dorë dhe nuk e kanë sjellë. Do të përballemi me Ramën dhe falangat e tij. Ne kemi zhvilluar pronën tonë pa cënuar të tjerët, jo si Ram që vjedh prona dhe ua fal të tijve”, tha ai.