Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Operacionalja 51” për kapjen e një të kërkuari ndërkombëtar.
Në aksin rrugor Fier-Vlorë u arrestua 20-vjeçari Olsi Kapllanaj nga Ballshi, i dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge në kuadër të një organizate kriminale.
Ai ishte shpallur në kërkim nga Gjykata në L’Aquila, e cila ka vendosur masën e ‘arrestit me burg’ për të. Aktualisht po vijon bashkëpunimi për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit/Operacione policore të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve që i fshihen në Shqipëri, akuzave të drejtësisë italiane.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 51”.
Operacioni, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e pjesëtarit të një organizate kriminale në Itali.
Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me strukturat e Policisë italiane, të koordinuar nga rrjeti ndërkombëtar ENFAST, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale kapën në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Olsi Kapllanaj, 20 vjeç, banues në Ballsh.
Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.
Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 20-vjeçarit, në Itali.