“Rrugorja” e Lezhës bë bilancin për qershorin: U arrestuar 19 drejtues mjetesh dhe u vendosën rreth 3200 gjoba

Policia Rrugore e Lezhës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me fokus ato lidhëse me zonën bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, gjatë sezonit veror.👮🏻️👮️ 🚔

Gjithashtu, monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si dhe parkimet e gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin.

Gjatë muajit qershor, janë vënë në pranga 19 drejtues mjetesh, nga këta 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu, janë ndëshkuar administrativisht në total 3165 drejtues mjetesh, konkretisht:

• 🏎️ 680, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

* 🚧 1187, për parakalime të gabuara;

• 📱 122, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

• 🏍️ 113, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

• 🔒 100, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

•️🥃 36, për drejtim të mjetit pas përdorimit të pijeve alkoolike;

•🅿️ 399, për parkime të gabuara🚘🎞

•📜528, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,🚦🚸 të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×