Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Sekretarit tw Shteti Rubio: Politikë të re për vizat ndaj bashkëpunëtorëve të personave të sanksionuar për trafik droge

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar një politikë të re për kufizimin e vizave, që prek jo vetëm individët e sanksionuar për trafik droge, por edhe anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e tyre të afërt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada citon Sekretarin e Shtetit Marco Rubio: “Po shpall një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059. Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera vdekjeprurëse që hyjnë në vendin tonë.”

Urdhri Ekzekutiv 14059, i lëshuar më herët nga Shtëpia e Bardhë, synon luftimin e trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, duke ndëshkuar jo vetëm trafikantët, por edhe rrjetin që i mbështet ata.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×