Pas aludimeve për një lidhje me Semi Jaupaj, reagon Lumbardhi

Lumbardh Salihu, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova ka reaguar për herë të parë lidhur me spekulimet që e përfshijnë në një marrëdhënie dashurie me këngëtaren e njohur Semi Jaupaj.

I ftuar në emisionin “Studio A”, Lumbardhi ka sqaruar qartë se raporti mes tij dhe Semit nuk ka karakter romantik, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për një miqësi të zakonshme.

“Më kanë dërguar disa artikuj… Është normale me pas shokë dhe shoqe, nuk ka asgjë më tej. Jetën private nuk kam qejf shumë,” – tha ai duke i hedhur poshtë spekulimet që kanë qarkulluar së fundmi.

Aludimet nisën pas disa shfaqjeve të përbashkëta të tyre në rrjetet sociale, ku Lumbardhi dhe Semi u panë të afërt dhe të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit. Kjo mjaftoi që ndjekësit të spekulonin se ka nisur një romancë të mundshme mes tyre.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×