Në “Koha për t’u zgjuar” me Klevin Mukën në News24, sot ishte i ftuar avokati Gylsen Zhllima, i cili foli në lidhje me bashkëpronësinë.
Avokati ka shpjeguar se me ligjin e ri që ka ardhur në Kuvend, ligj që sipas tij shkel edhe konventat ndërkombëtare.
Zhllima foli në lidhje me ndikimin që ky ligj do të sjellë në hapësirat e përbashkëta, përfshirë ato të pallateve dhe ndryshimin që do të sjellë me përfshirje e Kadastrës dhe heqjen e kompetencave për administratorët e pallateve dhe futjen në “lojë” të kompanive private.
“Në rast se nisim një proces civil dhe jemi në bashkëpronësi, duhet detyrimisht të vendoset palë e tretë bashkëpronarët e tjerë.
Kini parasysh që në Shqipëri kemi një problem me pronën, pronarët nuk e pranojnë që janë bashkëpronarë, dhe vjen një ligj që flet për administrimin e ambienteve të përbashkëta.
Ky ligj cënon bashkëpronësinë në hapësirat e përbashkëta, cënon Konventën Europiane për të Drejtën e Jetës Private. Ky ligj përfshin që zgjidhjet e mosmarrëveshjeve për kufijtë e bashkëpronësisë, i drejtohemi gjykatës dhe përveç kësaj vendoset Kadastra si institucion. Ky ligj më shumë bën armiq shqiptarët. Dikush duhet të detyrojë administratorët që të marrë një kompani private për të bërë ndryshime brenda pallatit apo të pastrohet vendi.
I heq kompetencat administratorët të pallatit dhe i kalohet kompanive private”, tha ai.
()