Milan gjen akordin me Jasharin, Tare drejt finalizimit me sukses të operacionit me Club Brugge

Agjenti i Jasharit ka tashmë një marrëveshje me Milanin për një kontratë pesëvjeçare me 2.8 milionë euro neto në sezon. Drejtori sportiv Igli Tare, në këtë pikë, duhet të gjejë një marrëveshje jo të lehtë me Club Brugge, klub që zakonisht nuk bën zbritje, siç e dinë mirë te Milani pas operacionit me De Ketelaere në verën e vitit 2022.

Dhe në tavolinë diskutohen shifra pak a shumë të njëjta: CDK u blen pas një negociate të gjatë për 32 milionë plus 3 milionë bonus, në total 35, ndërsa tani shuma që kërkojnë belgët është pak më e lartë. Djalli ka rritur ofertën, duke ofruar 33 milionë plus 5 milionë bonus, tani pak larg 35 plus 5 milionë bonus që kërkon pala tjetër.

Futja në lojë e Borussia Dortmundit nuk shqetëson shumë Milanin, i cili është i sigurt për marrëveshjen me lojtarin. Brugge shpresonte për një ankand për yllin e tyre, por kështu nuk do të ndodhë. Tare dëshiron të mbyllë sa më shpejt negociatat pa zgjatur shumë. Dhe nëse belgët do të ngulin këmbë, ekziston një plan B: Javi Guerra, mesfushor i Valencias që ka një vlerësim prej 25 milionë eurosh.

Por atmosferë është optimiste, edhe sepse Brugge po kërkon tashmë zëvendësuesin e Jasharit, që mund të vijë pikërisht nga Milano, por nga ana e Interit. Në fakt, klubi belg pëlqen Aleksandar Stankovic, i lindur në 2005, nga Interi, i cili ishte huazuar te Lucerna; priten kontakte të reja mes klubeve, dhe marrëveshja do të ishte përfundimtare me të drejtë riprorëshitje në favor të zikaltërve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×