Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak më parë në afërsi të Borizanës, në aksin Fushë Krujë-Thumanë, ku janë përfshirë dy automjete “Mercedes”.
Dy automjetet duket se janë përplasur “kokë më kokë”, ndërsa kanë përfunduar anës rrugës.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend një nga udhëtarët, Bedrie Saja, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.