Flick merr vendimin te Barcelona, dy lojtarë konsiderohen të paprekshëm

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka përjashtuar mundësinë e shitjes së Fermín López dhe Eric Garcia, dy lojtarë kyç në projektin e tij teknik, sipas Sport.

Fermín López, ylli i sezonit të kaluar me 8 gola dhe 10 asiste, ka refuzuar oferta të rëndësishme, përfshirë një nga Arabia Saudite, dhe dëshiron të vazhdojë të rritet me klubin katalanas, i cili beson fuqimisht tek ai.

Eric Garcia, mbrojtësi që ka kontratë deri në vitin 2026, e ka bindur Flick me shkathtësinë dhe profesionalizmin e tij, aq sa e bllokoi transferimin e tij si huazim në dy raste. Tani po punohet për një rinovim për të konfirmuar rolin e tij në ekip.
Pavarësisht vështirësive financiare, Flick i ka përsëritur drejtuesve se këta dy lojtarë nuk janë në treg, duke u mbështetur në qëndrueshmërinë e tyre për të ndërtuar një të ardhme të fortë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×