VIDEO/ Kryen manovra të rrezikshme në “Bllok” për t’i ikur policisë, dëmtohen 4 automjete. Arrestohet drejtuesi, i gjendet armë zjarri

Pas sinjalizimeve, Policia e kryeqytetit, ka ndjekur një automjet në rrugën “Myslym Shyri”,  që dyshonte se kishte armë brenda.

Ndjekja përfundoi te rruga “Andon Zako Çajupi” në “Bllok”, ku automjeti Audi Q8 ka ndaluar pasi ka goditur 4 automjete, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Policia, pasi ka arritur ta ndalojë makinën, një person është kapur dhe është sekuestruar një armë zjarri. E gjithë skena e ndjekjes është parë nga qytetarët dhe ka krijuar panik për shkak se mjeti në ndjekje ka kryer manovra për t’i shpëtuar policisë

Po vijon hetimi për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së personit të arrestuar.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×