Ndjekja me shpejtësi në Tiranë/ 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim prej janarit, pjesë e grupit që mbajtën të mbyllur një të re në Astir (Emri)

Një përplasje me tre automjete dhe një arratisje dramatike në Tiranë përfundoi me arrestimin e pasagjerit të një “Audi Q8”, 29-vjeçarit Skerdi Sina, i cili ishte në kërkim nga policia për një rast të rëndë kriminal.

Forcat e Posaçme “Shqiponja” i kërkuan automjetit të ndalonte, por drejtuesi i tij nuk iu bind urdhrit dhe u përplas me tre automjete të tjera gjatë tentativës për t’u larguar me shpejtësi. Më pas, drejtuesi dhe pasagjeri braktisën makinën në rrugën “Moskat”. Gjatë largimit, dyshohet se hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua nga policia.

Në pranga përfundoi Skerdi Sina, i cili gjatë kontrollit fizik iu gjetën një krehër dhe municion. Drejtuesi i automjetit është identifikuar dhe policia vijon kërkimet për kapjen e tij.

Ky arrestim lidhet me një hetim të mëparshëm ku Skerdi Sina është një nga pesë personat e shpallur në kërkim për mbajtje të pengut dhe mbajtje të armëve në mënyrë të paligjshme. Më herët, policia kishte ndërhyrë me forcë në një apartament në zonën e Astirit, ku një 21-vjeçare, Sajma Qordja, kishte mbetur e mbyllur dhe ishte denoncuar për këtë rast. Në apartament janë gjetur armë zjarri, pije alkoolike dhe mjete identifikimi, ndërsa autorët e dyshuar për ngjarjen janë Skerdi Sina, Ogert Alia, Arnold Jaho, Anduel Alia dhe Joni Sadikaj.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×