Ali Yzeriri, Shef Sektori në në Policinë Rrugore, i ftuar në Log. në News24, shprehet kemi një numër më të ulët të numrit të aksidenteve krahasuar me të njëjtën periudhë 5-mujore të vitit të kaluar, por nga ana tjetër, aksidentet me pasojë vdekje janë më të shumta.
Sipas Yzeirit, aksidentet më të rënda të shkaktura janë ato të grupmoshave nga 25 deri 35 vjeç, ndërsa problematikë tjetër është ajo e këmbësorëve.
Ali Yzeriri: Për periudhën janar-maj, kemi një ulje të numrit të aksidenteve, janë 61 aksidente më pak, ndërsa te numri i viktimave nga aksidentet, janë 24 më tepër. Të plagosur rëndë është 1 më shumë dhe plagosur lehtë 83 më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Nga statistikat, aksidentet më të rënda të shkaktura janë ato të grupmoshave nga 25 deri 35 vjeç. Nga mosha 20 deri në 25 vjeç kemi një kujdesje, kjo edhe për shkak se janë vitet e para të marrjes së patentës dhe lëvizin më të kujdesshëm. Pastaj mosha mbi 60 vjeç është sërish më e kujdesshme.
Problematikë tjetër është ajo e këmbësorëve, këtë periudhë 5-mujore, 40% e aksidenteve me të vrarë e përbëjnë pikërisht këmbësorët. 24% e përbëjnë drejtuesit e motoçikletave dhe 23% për shkak të shpejtësisë.
()