“Siguria në rrugët tona lë për të dëshiruar”, Daljana Sejdia: Mes refleksit dhe vëmendjes, nganjëherë është edhe çështje fati. Ndëshkimi duhet të jetë…

Gazetarja dhe moderatorja Daljana Sejdia, në rolin e një qytetareje dhe drejtueseje mjeti, duke folur në Log. në News24 për dhënien e makinës, u shpreh se siguria në rrugët tona lë për të dëshiruar dhe mes refleksit dhe vëmendjes, nganjëherë është edhe çështje fati.

Sipas Sejdias, duhet të përpiqemi të jemi sa më pak arrogantë apo agresivë, ta marrim situatën sa më shumë me qetësi. Gjithashtu, gazetarja u shpreh se ajo që është më e rëndësishmja, të jetë ndëshkimi efektiv që mos kemi përsëritje të shkeljeve rrugore, në mënyrë që të kemi sa më pak aksidente.

Daljan Sejdia: “Ndryshimi në dhënien e automjetit mund të vijë, që nga sinjalistika, nga shoqëria, modelet që ofrojmë si prindër. Unë e di që për të gjithë shoferët, qoftë për mua si qytetare apo për dikë që merr apo çon fëmijët në shkollë apo për të rinjtë që ikin në punë, siguria në rrugët tona lë për të dëshiruar. Mes refleksit dhe vëmendjes, nganjëherë është edhe çështje fati.

Por duhet të përpiqemi të jemi sa më pak arrogantë apo agresivë, ta marrim situatën sa më shumë me qetësi. Ajo që është më e rëndësishmja, të jetë ndëshkimi efektiv që mos kemi përsëritje të shkeljeve rrugore, në mënyrë që të kemi sa më pak aksidente.”


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×