Vetëm pak ditë më parë opinioni publik është tronditur nga një ngjarje e rëndë në Fier, ku një e mitur vetëm 12-vjeccare është abuzuar seksualisht nga baba i i saj i cili edhe përfundoi në pranga, ngjarje e cila sipas vogëlushes ka ndodhur prej vitesh, që kur ajo ishte vetëm 5 vjeç.
Avokati Alban Duraj, i ftuar në “Koha për t’u zgjuar” me Klevin Mukën në News24, ka analizuar anën ligjore të rastit, ndërsa shtoi se autori nuk mund t’i shpëtojë dënimit me 20 vite burg, që është edhe dënimi maksimal për veprën penale për të cilën akuzohet, kjo në varësi të rrethanave të rënda të ngjarjes.
Zoti Duraj vuri theksin edhe në problematikat me të cilat përballen sot qytetarët dhe familja në tërësi. Ai propozoi që në shtator mazhoranca duhet të krijojë një Ministri të Familjes, që të forcohet lloji i kësaj të fundit.
“Kjo vepër penale dënohet 10-20 vite burg.
Gjykata në dhënien e vendimit, duke qenë se ka një diferencë të madhe në masën e dënimit, ku merret parasysh mosha e të miturit, sa herë ka ndodhur si vepër, gjendja psikologjike ku ndodhet, janë disa komponentë që gjykata vlerëson.
Në rastin konkret është një ngjarje e rëndë dhe shumë shokuese dhe besoj se autori nuk i shpëton dot dënimit me 20 vite burg.
Është një vepër e rëndë, familja është instituti më i rëndësishëm dhe duhet të jetë e sigurt. Jemi në një situatë që duhet të shihet me seriozitet nga institucionet përkatëse, qoftë edhe shërbimi social.
Me ngjarje që kanë ndodhur sidomos pas pandemisë, mendoj se edhe pandemia ka sjelle një çrregullim të sistemit nervor të qytetarëve, në shtator mendoj që duhet të ngrihet një ministri e re që duhet të jetë Ministria e Familjes, që të forcojë rolin e familjes”, tha ai.