
Këngëtarja legjendare amerikane Connie Francis, 87 vjeç, është shtruar sërish në spital në Florida më 2 korrik, për shkak të dhimbjeve të forta që po përjeton.
Në një postim në Facebook, Francis tregoi se po i nënshtrohet analizave për të zbuluar shkakun e gjendjes së saj. Ajo ndodhej më parë në karrocë për shkak të një dëmtimi në ije, por nuk është e qartë nëse kjo lidhet me shtrimin e fundit.
Pasi kaloi disa orë në terapi intensive, artistja u transferua në një dhomë private dhe falënderoi fansat për mbështetjen.
Ndërkohë, kënga e saj e vitit 1962, “Pretty Little Baby”, po përjeton një sukses të ri falë TikTok-ut, ku ka kaluar mbi 10 miliardë shikime.