Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në qytetin e Vlorës, ku u prit nga kryetari i bashkisë, Ermal Dredha.
Në krah të Ramës ishte edhe ministri Arban Mazniku, i cili e shoqëroi gjatë vizitës. Rama u drejtua direkt në Bashkinë e Vlorës për një takim të rëndësishëm.
Në këtë takim pritet të jenë të pranishëm, përveç stafit të bashkisë, edhe deputetët e qarkut të Vlorës.
(Arena e Lajmit)