Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë, kanë arrestuar një person dhe kanë shpallur në kërkim tre të tjerë për grabitje me armë.
Pas kallëzimit nga shtetasi A.I., se në lagjen nr.13, Durrës, tre persona i morën 150,000 lekë duke e kanosur me armë zjarri, policia nisi menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua shtetasi A.L., 40 vjeç, banues në Durrës, ndërsa janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë: R.I., 40 vjeç, L.I., 20 vjeç, dhe E.M., 34 vjeç, të gjithë banues në Durrës.
Operacioni për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim vazhdon, ndërsa materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës për veprime të mëtejshme.