Policia Rrugore e Tiranës bëri bilancin e 72 orëve të fundit të monitorimit intensiv në kryeqytet.
Gjatë kontrolleve, 19 automjete të parkuara gabim u tërhoqën me mjet ngritës, ndërsa 11 shoferë u arrestuan ose u proceduan. Policia gjithashtu evidentoi shkelje të rregullave të qarkullimit nga përdoruesit e monopatinave dhe motomjeteve.
Apeli i forcave të rendit është për respektimin e rregullave dhe përdorimin e kaskës mbrojtëse për sigurinë në rrugë.
Njoftimi i Policisë Rrugore:
Policia Rrugore, 72 orë monitorim intensiv në të gjitha akset e kryeqytetit.
Fokuset e monitorimit:
❌ Parkimi i automjeteve në trotuar duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve në korsitë e dedikuara për biçikleta, taksi ose autobusë.
❌ Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor / përdorimi i kaskës mbrojtëse, nga përdoruesit e monopatinave/motomjeteve;
Si rezultat i kontrolleve:
🚗 19 automjete të parkuara gabim u tërhoqën me mjet ngritës;
📝 Masa administrative për shtetasit që lëvizin me monopatina dhe nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit;
🚨 Është arrestuar 1 shtetas që lëvizte me automjet, me doza Cannabis me vete;
⛔ Është ndaluar një shtetas që lëvizte me automjet, pa rrip sigurimi, i cili nga verifikimet rezultoi me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
🚨 Janë arrestuar/proceduar 11 drejtues automjetesh.
Kontrollet vijojnë.
📢 Policia Rrugore apelon sërish për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, me theks të veçantë te mosparkimi i automjeteve në hapësirat e rezervuara për transportin publik ose lëvizjen e biçikletave.
🛡️ Gjithashtu, apelon për përdorim të rregullt të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve dhe monopatinave, si një detyrim jetik për sigurinë në rrugë.
✅ Siguria juaj, prioriteti ynë.