Deputetja e PD Ina Zhupa kritikoi strategjinë e qeverisë kundër ndërhyrjeve të huaja, duke e cilësuar si njëanshme.
Ajo akuzoi ngritjen e Komisionit të Medias si një mjet për kontrollin e mediave dhe interesave të qeverisë. Zhupa theksoi se strategjia e BE synon transparencën, ndërsa qeveria po përpiqet të ndikojë në financimin e mediave.
Sipas saj, mbështetja e gazetarisë investigative nga shteti është e papranueshme dhe cenon fjalën e lirë.
Ina Zhupa, deputete e PD në Kuvend: Komisioni i Medias është injoruar gjatë gjithë kohës, sepse drejtohet nga opozita dhe nuk kontrollohet dot nga ju. Komisioni u ngrit për të kontrolluar mediet. Keni strategji të njëanshme. Strategjia juaj synon që të kontrolloni më tepër median. Strategjia e BE ka për qëllim transparencën. Qeveria shqiptare do zgjedhë se kujt do i japë fonde për start-up-e dhe këto start-upe do kontrollojnë mediat. Ju thoni që shteti do të mbështesë gazetarinë investigative. Gazetari investigative të financuar nga shteti nuk mund të bëhet. Kritikat ndaj institucioneve ju i konsideroni baltë ndaj qeverisë. Objektivi juaj është të cenoni fjalën e lirë.