“Më 11 maj, farsë elektorale”, Gjekmarkaj: E keqja është manipulimi i zgjedhjeve. Berisha është goditur politikisht

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj në fjalën e mbajtur në parlament e cilëson 11 majin si një farsë zgjedhore, duke denoncuar manipulimin që ka shkatërruar besimin në procesin demokratik.

Ai thekson se në Shqipëri nuk do të ketë më zgjedhje të lira, ndërsa opozita mbetet institucioni i vetëm demokratik legjitim. Gjekmarkaj nënvizon goditjen politike ndaj Sali Berishës dhe sistemin e korruptuar që bashkon shtetin me pushtetin.

Megjithatë, ai shpreh shpresë për të ardhmen, falë fitoreve lokale si ajo në Lezhë, dhe angazhim për të mos u dorëzuar.

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj në parlament: Më 11 maj kishte farsë zgjedhore. Gjithçka e keqe qëndron tek manipulimi zgjedhor. Në këtë vend nuk do ketë asnjëherë më zgjedhje të lira. Opozita me gjithë goditjet, sot është i vetmi institucion demokratik legjitim. PD ofroi ide, ne shkuam në zgjedhje për të rikthyer besimin tek demokracia.

Shteti dhe pushteti u bënë bashkë. Sistemi është ngritur mbi korrupsionin. Berisha u godit politikisht, u godit një histori për të ngritur një kult. Mos u gëzoni se nuk do të dorëzohemi. Në këtë sfidë, kishte një dritë në tunel. Ishte fitorja e PD në Lezhë. Unë si drejtues politik i PD në qarkun e Lezhës, falënderoj qytetarët në këtë qark. PD është partia e idealeve të 1991, ne nuk do dorëzohemi.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×