“Furtunë” në Bashkinë e Vlorës, Rama i kërkon Dredhës shkarkimin e të gjithë drejtorëve. Kritika dhe pakënaqësi

Gjatë takimit me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika dhe pakënaqësi për punën e kryer nga ky institucion, duke i kërkuar kryebashkiakut Ermal Dredha të shkarkojë të gjithë drejtorët e bashkisë.

Burime për News24 bëjnë me dije se Rama i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut Dredha, ndërsa ka komanduar si drejtues të Partisë Socialiste në Vlorë, Klevis Kason dhe Eriona Ismailin.

Gjatë kësaj vizite në Vlorë, Edi Rama shoqërohej nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe që pas 34-vjetorit të PS-së, ka nisur një tur takimesh në të gjithë vendin.

Të mërkurën zhvilloi një mbledhje në Cerrik, ku u tërhoqi vëmendje kryebashkiakëve të Qarkut të Elbasanit, për mungesë vëmendjeje ndaj zhvillimit të zonave rurale.

Vijon…


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×