“Kush është Lali Eri”? Prokurori i SPAK e pyet për mesazhet, Jona Bejko përgjigjet: Erion Veliaj! Redi Molla pronar i hotelit në Dhërmi

Në procesin për dosjen “5D”, në GJKKO, dëshmoi edhe Jona Bejko, me profesion inxhiniere emri i të cilës zë vend te dosja hetimore e SPAK për ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës. Prokurori i Posaçëm e ka pyetur Bejkon gjatë seancës gjyqësore për mesazhet e shkëmbyera mes saj edhe disa kolegëve.

Gjatë komunikimeve, Jona Bejko, punonjëse në shoqërinë “5 D Konstruksion” sh.p.k, përmend Redi Mollën si pronar të një hoteli në Dhërmi dhe shprehte pakënaqësi për rrogën e saj.

Gjithashtu, në një prej mesazheve të saj, Bejko përmend edhe “Lali Erin” të cilin e identifikon si aksioner të hotelit në fjalë. “Këtë hotelin po e bëjmë ne. Është aksioner pronari jonë, Lali Eri e këta”, është mesazhi i Bejkos, i sjellë në një pasazh hetimor të SPAK.

Pikërisht, prokurori i SPAK e pyeti inxhinieren se kujt ajo i referohet me “Lali Eri” në mesazhe.

Jonida Bejko është përgjigjur se ajo e kishte fjalën për Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i arrestuar me urdhër të SPAK në 11 shkurt 2025.

Dëshmia e Bejkos gjatë seancës

SPAK: Kujt i referoheni kur përmendni Lali Eri?

Jona Bejko: Më keni bërë bisedë mediatike, tani e 1 vit. Babi im me kancer lexon mesazhet dhe lam 6 muaj që kam nisur punë tjetër e më përndjek akoma kjo histori. Unë kam bërë bisedë siç do bënte gjithkush me dikë që e konsideron shoqe.

SPAK insiston: Kush është Lali Eri?

Jona Bejko: Erion Veliaj.

Jona Bejko tha më tej duke iu përgjigjur prokurorëve të SPAK se ishte ankuar gjatë mesazheve me kolegen e saj, Jonida Hoxha për pagën që merrte e cila sipas saj ishte e pamjaftueshme në raport me mbingarkesën që kishte pozicioni i punës.

“Merresha me tenderat e prokurimit publik. Llogarisja kostot e objekteve për kostot civile. Kur aplikova për punë më intervistoi Nestor Muhametllari. Paga ishte 60 mijë lekë. Redi Mollën nuk e njoh personalisht. Fizikisht, në dijeninë time, nuk e kam parë. As Mariglen Qaton nuk e njoh. Jonida Hoxha ishte shefe finance, e kisha shumë shoqe. Kam hamendësuar që shoqëria ka pasur pronar Redi Mollën. Kisha dëgjuar, nuk e dija që ishte ai. Nuk e kam parë asnjëherë te kompania. Jam ankuar për rrogën, sepse ishte pak dhe ne kishim shumë punë”, ka vijuar ajo.

Prokurorët e SPAK pyesin gjatë seancës në GJKKO inxhinieren, Jona Bejko

SPAK: Cili ishte pozicioni juaj te kompania?

Jonida Bejko – inxhiniere: Merresha me tenderat e prokurimit publik. Llogarisja kostot e objekteve për kostot civile. Kur aplikova për punë më intervistoi Nestor Muhametllari. Paga ishte 60 mijë lekë. Redi Mollën nuk e njoh personalisht. Fizikisht, në dijeninë time, nuk e kam parë. As Mariglen Qaton nuk e njoh. Jonida Hoxha ishte shefe finance, e kisha shumë shoqe.

SPAK: Në mesazhe keni përmendur shpesh një person me emrin Redi ose R.

Jona Bejko: Redi Molla.

SPAK: Po M?

Jona Bejko: Mariglen Qato. I referohesha me iniciale sepse ashtu i thërriste.

SPAK: Gjatë bisedave me Jonida Hoxhën kur thoni që ne marrim 600 mijë lekë të qelbura, kurse pronari me hotel në Dhërmi. Kush është pronari?

Jona Bejko: Kam hamendësuar që shoqëria ka pasur pronar Redi Mollën. Kisha dëgjuar, nuk e dija që ishte ai. Nuk e kam parë asnjëherë te kompania. Jam ankuar për rrogën, sepse ishte pak dhe ne kishim shumë punë.

SPAK: Kujt i referoheni kur përmendni Lali Eri?

Jona Bejko: Më keni bërë bisedë mediatike, tani e 1 vit. Babi im me kancer lexon mesazhet dhe lam 6 muaj që kam nisur punë tjetër e më përndjek akoma kjo histori. Unë kam bërë bisedë siç do bënte gjithkush me dikë që e konsideron shoqe.

SPAK insiston: Kush është Lali Eri?

Jona Bejko: Erion Veliaj!

Dosja hetimore e SPAK
Gjatë hetimeve paraprake është sekuestruar telefoni celulari i shtetases Jona Bejko punonjëse në shoqërinë “5 D Konstruksion” sh.p.k për të cilin është kryer ekspertimi teknik si dhe kqyrja dhe analizmi i të dhënave të përfituara nga akti i ekspertimit. Rezulton se Bejko ka pasur biseda me interes me një individ të identifikuar si Arban, me të cilin ka zhvilluar një sërë bisedash, që lidhen me punën e saj të përditshme. Në datën 06.01.2023 Jona Bejko i dërgon bashkëbiseduesit një foto ku duket një objekt dhe më pas midis tyre zhvillohet kjo bisedë:

Jona Bejko: Këtë hotelin po e bëjmë ne. Është aksioner pronari jonë, Lali Eri e këta. Dhe unë marr vetëm 600 mijë lekë të qelbta. Plasi lufta këtej nga zyra. U zu me shefen e financës keq fare Nestori. Ajo i përplas derën në fytyrë. Ky e përzë në shtëpi. Qr mirë që s’u rrafën se ke idenë çfarë bëri këtu. Me të thënë Nestori pra hapur fare në anën e kujt je.

Arban: “Asgje”.
Jona Bejko: “Jo mku then e mua,. Njeres nga juristet e kshu… Tu be prapaskena… Po se un rrija me juristet… Njera mbesa e njerit nga pronaret… tjetra e kishte sjell pronari… Anxhi kusho pronarit”.
Arban: “Po mke then”.
Jona Bejko: “Dhe ngaqe rrija vetem me ato….. Mtha mua anen e kujt je”.
Arban: “Po ti ca i the”.
Jona Bejko: “Sjam në anën e askujt… Kam ardh per tbere punen,,, Po kshu si me te qeshur,……. Po mftoj dhe njeher per kafe… Qe tmerresh me partine te lagja,… I thash prandaj kam zgjedh tpunoj ne privat, qe mos i bej fresk njeriu… Po se ai i joni eshte i 2 mbas lalit”.
Arban: “Si quhet ai”.
Jona Bejko “Ta them kur flasim”.

Në datën 14.07.2023 midis shtetases Jona Bejko dhe personit me emrin Arben është zhvilluar një bisedë tjetër me interes, si më poshtë:

Jona Bejko: “E beri Jonida punen e vet…. Shkoj te pronari ja numeroj tek e tek……. Tgjitha… Dua sa me shume info tha ai qe tmos ket arsye me ky ta kundershtoj…….. Dhe mua me rriti rrogen prape…. Se i tha kjo vetem Jona punon… Dhe i kishte thene mos e ver ne dijeni Nestorin fare…. Po e pa thuaj me mka then Redi”.
Arban: “Si e ka mbiemrin ky Redi”.
Arban: “Sa ?”,
Jona Bejko: “Molla”,
Jona Bejko: “80,000…. Njesoj me kte”

***

Qeveria i dha kompanisë së lidhur me Redi Mollën statusin special si investitor në hotel me 5 yje në Durrës në vitin 2021, ndërsa ai mbante postin e administratorit të një ndërmarrje të Bashkisë së Tiranës.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×