Petrit Çela, babai i Suel Çelës ka reaguar pas njoftimit të SPAK se ka sekuestruar pasuri me vlerë 4 mln euro në Verona të Italisë që rrjedhin nga burime të paligjshme, kryesisht nga trafiku i kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës.
Përmes një bisede telefonike me gazetaren Klodiana Lala, Petrit Çela ka deklaruar se ka filluar biznesin 34 vite me parë dhe se pasuria e tij është e ligjshme.
Ai deklaron se pasuria në Itali është hetuar dhe se zotëron 3 vendime gjykatash.
Çela ka reaguar ashpër dhe ndaj medias që sipas tij po “I nxin jetën”.
Ai thotë se betejën me SPAK do ta vijojë dhe do të bëjë dokumentat publike.
()