Ministri Taulant Balla, gjatë një fjalimi në Parlament, deklaroi se eksportet bujqësore janë trefishuar në krahasim me periudhën kur qeveriste Partia Demokratike. Ai theksoi se, në të kaluarën, Shqipëria importonte 9 kilogramë domate për çdo njësi, ndërsa sot importon vetëm 3 kg, çka sipas tij tregon rritjen e prodhimit vendas.
Balla nënvizoi gjithashtu zhvillimin e sektorit të agro-turizmit, duke bërë me dije se aktualisht janë mbi 1000 projekte të mbështetura në fshatra, prej të cilave rreth 300 janë njësi agro-turizmi. Sipas tij, në kohën e qeverisjes së PD-së nuk ekzistonte ky koncept. Synimi, tha ai, është arritja në 1000 njësi agro-turizmi. “Fshati llafe nuk ka,” – u shpreh Balla, duke shtuar se aktualisht janë 300 mijë hektarë me sistem vaditës funksional dhe se qëllimi i PS-së është të plotësojë nevojat për ujitje të çdo familjeje që jeton në zonat rurale.
Ai përfundoi duke theksuar se transformimin e bujqësisë në vend mund ta realizojë vetëm Partia Socialiste
Ministri Taulant Balla në parlament: Janë trefishuar eksportet bujqësore. Nëse në kohën e PD, importonim 9 kg domate, sot importojmë 3 kg. Në fshatra, janë mbi 1000 projekte, ku janë rreth 300 agro-turizëm. Në kohën tuaj s’kishte agro-turizëm. Ne synojmë 1000 njësi agro-turizëm.
Fshati llafe nuk ka. Ne kemi shkuar në 300 mijë hektarë sot, që kanë sistem vaditës. Duam të mbyllim nevojën e çdo familjeje që jeton në fshat për vaditjen. Transformimin e bujqësisë në vend mund ta bëjë vetëm PS.