ZYRTARE/ Struga e Bledi Shkëmbit bën merkato te Tirana, firmos me futbollistin që ka fituar 5 trofe

Gledi Mici është përforcimi i dytë zyrtar i Strugës së Bledi Shkëmbit. Mbrojtësi 34-vjeçar bashkohet me skuadrën shqiptare që militon në elitën e futbollit maqedonas, pas aventurës së fundit me Tiranën.

Gjatë karrierës së tij, Mici ka fituar plot 5 trofe, Kupën me Kukësin dhe Flamurtarin, kampionatin me Shkëndijën dhe Prishtinën si dhe një Kupë me Prishtinën. 

Një përforcim me mjaft vlera ky për skuadrën strugane, që pritet të përfitojë eksperiencë dhe garanci në mbrojtje. Gjatë karrierë së tij, veç Tiranës, 34-vjeçari është aktivizuar me Prishtinën, Shkëndijën, Skënderbeun, Kukësin, Flamurtarin, Kamzën dhe Apoloninë.  


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×