Seanca e fundit e Kuvendit/ Miratohet me 71 vota akti normativ për ndryshime në buxhetin 2025, opozita braktis sallën

Në seancën e fundit e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë është miratuar akti normative për buxhetin e vitit 2025.

Deputetët kanë votuar projektligjet, kryesisht ata të mazhorancës, ndërsa deputetët e opozitës kanë braktisur seancën plenare.

Akti normativ për ndryshime dhe shtesa në buxhet për vitin 2025 është miratuar me 71 vota pro.

Gjithashtu, u votua nga mazhoranca edhe projektligji për strategjinë kombëtare ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit. Projektligji për strategjinë kombëtare  ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit lidhet me masat konkrete ligjore dhe institucionale për të adresuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja keqdashëse.

Projektligji synon që edhe proceset zgjedhore, edhe demokracia, të mos cenohen nga vende të jashtme keqdashëse.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×