“1 shqiptar në 50 ndodhet në burgjet britanike, nuk qëndron”, Arben Manaj: 50 mijë shqiptarë ndodhen vetëm në lagjen time në Londër, janë mbi 300 mijë në ishull

Gazetari Arben Manaj, me banim në Londër, i ftuar në Log. në News24, duke folur në lidhje me të burgosurve shqiptarë në Britaninë e Madhe, u shpreh se nuk qëndron deklarata e ministrit britanik kur tha që 1 shqiptar në 50 të tillë në Britani ndodhet në burg, pasi shifra e shqiptarëve që ndodhen në ishull është shumë më e madhe, ndërsa zyrtare raportohet shumë pak.

Sipas Manajt, në Britani janë 300 mijë shqiptarë e ndoshta edhe më shumë. Manaj thotë se 50 mijë shqiptarë janë aty në lagjen ku jeton në Londër, ndërkohë që shton se shqiptarët nuk janë vetëm në Londër, ka një shpërndarje në të gjitha qytetet kryesore, pa harruar në Skoci, Uells e Irlandë.

Arben Manaj: “Numri i të burgosurve shqiptarë në Britani dihet, ka nga ata që kanë dalë, një pjesë e procesve janë të zgjatura. Çështja “1 shqiptar i burgosur në 50” nuk është e re që e tha vetëm Farage. Por kjo nuk qëndron, sepse ulet numri zyrtar, sepse jam i mendimit se janë 300 mijë shqiptarë e ndoshta edhe më shumë. 50 mijë shqiptarë janë aty në lagjen time. Shqiptarët nuk janë vetëm në Londër, ka një shpërndarje në të gjitha qytetet kryesore, pa harruar në Skoci, Uells e Irlandë. Numri i shqiptarëve është në rritje.

Britani është një lloj magneti i fuqishëm jo vetëm për shqiptarët, por për të gjitha të juajt. Shkojnë në Britani se sistemi është i tillë, mbrojtja sociale është më mirë se kudo. Shqiptarët ilegalë shkojnë në Britani për shkak të krimit, ndërsa pjesa tjetër e ilegalëve te të afërmit e tyre. Ata që merren me krimin sponsorizohen dhe paguhen nga grupe kriminale, duke u joshur nga mënyra të ndryshme.

Ne nuk duhet të fshihemi pas gishtit e të themi që nuk ka krim në Londër, mos të harrojmë që grupe shqiptare të krimit, drogës, janë mbizotërueses dhe sipas të dhënave, mendohet se 2-4 miliardë janë të ardhura gjenerohen nga kokaina dhe kanabisi.

Të mos harrojmë që nga 1995, kanabisi mbetet droga kryesore që përdoret nga britanikët. Kështu që është e vërtetë. Unë merrem përditë me kriminogjenët shqiptarë se jam edhe përkthyes zyrtar, shkoj nëpër gjykata, stacione policie, dhe jua them me bindje se 95% e shqiptarëve që arrestohet dhe paditen nëpër gjykata, janë për posedim me qëllim furnizimin  dhe shpërndarjen e drogës dhe kanabisi, janë edhe këta shitësit e vegjël që marrin makina me qira.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×