Lorenc Vangjeli në Log: Banditi shqiptar në Britani ka një tipologji, demonstron pasurinë dhe kjo e bën të dukshëm

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin Log. në News 24, duke folur për kriminalitetin shqiptar në Angli dhe shifrave që vijnë nga burgjet në ishull, u shpreh se tani duket se është radha e shqiptarëve, ashtu si më parë kanë qenë komunitete të tjera nga vende të ndryshme të Europës, Azisë apo Afrikës.

Vangjeli tha gjithashtu se banditi shqiptar ka një tipologji të vetën, ka qejf t’i reklamojë paratë në Instagram, ka qejf të blejë makina të zhurmshme, ka qejf të bëjë pushime luksi, pra të demonstrojë pasurinë e tij dhe kjo e bën të dukshëm.

Lorenc Vangjeli: “Sëmundje e vjetër e të gjithëve që kanë drejtuar këtë vend, që herët a vonë, por zakonisht herët, fillojnë e mendojnë Shqipërinë si një xhaketë e cila i rri ngushtë shpatullave dhe madhështisë së tyre. Duket sikur aty në foto Rama thotë: nëse do të udhëhiqja unë Britaninë, nuk do të ishte ai vend i errët, ndoshta edhe Londra nuk do të kishte mjegull, mbase do të çonte edhe diellin e mrekullueshëm të Mesdheut atje.

Ky debat duket se është krijuar nga hiçi, sepse mungon shifra themelore, për të cilën nuk bien dakord: sa është shifra reale e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Sa u takon atyre në burg, mund ta them me një fjalë të vetme: është radha e shqiptarëve. Është krijuar miti i shqiptarit bandit dhe kriminel. Dikur ka qenë e somalezëve, e indianëve, e pakistanezëve, e polakëve, e kurdëve gjithashtu, tani është radha e shqiptarëve që stigmatizohen. Banditi shqiptar ka një tipologji të vetën, ka qejf t’i reklamojë paratë në Instagram, ka qejf të blejë makina të zhurmshme, ka qejf të bëjë pushime luksi, pra të demonstrojë pasurinë e tij dhe kjo e bën të dukshëm.

Krimi shqiptar është i dhunshëm, i egër. Është ende në adoleshencë. 3 dekada krim kemi. Është edhe budalla. Banditi shqiptar është me xhaketë të kuqe, me atlete dhe bluzë të bardhë. Pjesa tjetër është me kravatë, e padukshëm dhe nuk përfundon në statistikë. Thelbi i debatit është një çik provincial. Rama dhe Farage, kanë disa gjëra të përbashkëta. Të dy janë populist, narcizistë të dy e yshtin këtë debat. Rama e ka me qejf të dali në median ndërkombëtare. Tjetri luftën ndaj emigracionit e ka gur themel.Rama do thotë nga ishulli na erdhi një turist. Ai tjetri do thotë nga vendi që eksporton banditë shkova për të thënë të vërtetën. Win-Win.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×