Deputetja Ina Zhupa gjatë fjalës së saj renditi 10 fakte të dështimit të parlamentarizmit me standarte gjatë legjislaturës së 10 që sapo u mbyll.
Sot seanca e fundit nënvizova
10 fakte për legjislaturën e 10!
Parlamenti që do mbahet mend:
1- Për bërjen e korrupsionit në nivelin më të lartë: Korrupsion Legjislativ, me ligje me porosi për interesa individësh dhe grupesh klient e miq të pushtetit.
2- Për kthimin në noter të qeverisë dhe mos futjen fare në shqyrtim parlamentar të 61 nismave të deputetëve.
3- Për shkeljen e kushtetutës në mos lejimin e komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga deputetët e Partisë Demokratike.
4- Për mbrojtjen e mandateve të deputetevë të saj në shkelje të kushtetutës dhe mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese.
5- Për votimin e ligjeve kundra interesit të qytetarëve dhe cënimit të pasurisë publike si koncesioni i Butrintit apo koncesioni i Portit të Durrësit.
6- Për mburojën ndaj aferave të kryeministrit, duke mos lejuar interpelancat me të, komisionet hetimore apo mekanizma të tjerë parlamentar.
7- Për miratimin e buxheteve që nuk cojnë paratë te qytetarët por te oligarkët, edhe mos realizmin e buxheteve dinjitoze për arsimin, shëndetësinë, për fëmijët, për pensionist, për shtresat në nevojë.
8- Për shkeljen e vazhdueshme të rregullores kuvendit ku parlamenti vihet vetëm në funksion të deputetëve të mazhorancës.
9- Për ngritje e dy komisioneve të njëashme të posacme me vullnetin për të shtuar kontrollin mbi drejtësinë dhe për të kapur mediat në vend.
10- Për marrjen e tre komisioneve hetimore të fituara me luftë nga opozita, komisionin për inceneratorët, komisionin për sistemin TIMS, dhe komisionin e koncensioneve në shendëtesi. Ku demaskimi i bërë nga nënkryetari i grupit, deputeti Ervin Salianji në komisionin për TIMS, nxiti edhe më shumë hakmarrjen politike që Edi Rama paralajmëroi në kuvend ndaj tij, duke e bërë të burgosurin e parë politik në vend dhe pse me mandat deputeti.
()